Ballina Lajme nacionale Ripërsërit SHBA: Qeveria e re ta pezullojë taksën, duhet t’i ktheheni dialogut

Ripërsërit SHBA: Qeveria e re ta pezullojë taksën, duhet t’i ktheheni dialogut

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kërkesë e re nga SHBA.

SHBA-të janë partner që mbështesin normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Ky është mesazhi i fundit i dhënë nga ambsadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj. Ai ka folur edhe për emërimin e Mattheë Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve në Ballkan.

“Palmet e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve”, ka thën Scott.

Duke folur për raportet mes Serbisë e SHBA-ve, Scott ka ritheksuar bombardimet e NATO-së në vitin 1999.

Ka thënë se ajo kohë përbën përjashtim në raportet e mira mes dy vendeve, por se tani pas 20 viteve gjërat kanë lëvizur për të mirë.

Scott, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin se Kosova duhet ta pezullojë taksën, në atë formë që t’i hapet rrugë dialogut.

“SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinënë të zgjedh Qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.

Mesazhet e Kyle Scott vijnë në përfundim të mandatit të tij. Së shpejti, ai do të zëvendësohet nga një ambasador i ri. /Lajmi.net/

---- ----
----
----- ----
-----