Ballina Sport Rio Ferdinand: Messi nuk tregoi respekt, më turpëroi

Rio Ferdinand: Messi nuk tregoi respekt, më turpëroi

31
SHPËRNDAJE

Nuk ka futbollist që të mos ketë një ndeshje në karrierën e tij që dëshiron ta fshijë nga kujtesa

Ish mbrojtësi i Manchester United dhe i Anglisë, Rio Ferdinand e pranoi se ishte ndier i turpëruar pas humbjes së skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve më 2011, ndaj një Barcelone të udhëhequr nga Lionel Messi.

Golat nga Pedro, Lionel Messi dhe David Villa ia siguruar skuadrës së Pep Guardiolës një fitore prej 3:1 në Wembley, me Unitedin që kishte gjetur golin me Wayne Rooney-n.

Por kundër ishte një Barcelonë, që u vlerësua si si njëra prej ekipeve më të mirave në histori të futbollit, me treshen e mesfushës, Sergio Busquets, Cavi dhe Andres Iniesta, të tre në kulm të formës së tyre.

“Messi ishte vrasës”, tha Ferdinand për Copa90.

“Ronaldinho ishte i pabesueshëm, si magjistar me lëvizje të këndshme dhe lirshme. Por Messi, ai i bënte të gjitha ato plus në fund shënonte dhe asistonte. Barcelona na dha mësim të përkryer në Wembley. Po qëndroja në këmbë me Giggs dhe Scholes duke i shikuar ata tek e çonin lart trofeun dhe thashë: ‘Ndihem i turpëruar, çuna’. Ai (Messi) nuk tregoi respekt, na turpëroi”, tha Ferdinand.

-----