Ballina Lajme nacionale Rinumërimi i 314 kutive drejt fundit, a do të ndikojë në rezultatin...

Rinumërimi i 314 kutive drejt fundit, a do të ndikojë në rezultatin final?

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdon rinumërimi i votave nga 314 kutitë në QNR.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri mbrëmë janë numëruar 253 vendovotime, nga 314 sa janë gjithsej për rinumërim.

----

Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë rinumëruar 80% e vendcotimeve, derisa, pjesa tjetër do të përfundohet gjatë ditës së sotme.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 253 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre, për të cilat ka vendosur KQZ-ja. Pra janë rinumëruar 80% e vendvotimeve dhe po planifikojmë që rinumërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve, 61 sosh, të përfundojë gjatë ditës së sotme”, ka bërë të ditur Elezi.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve. 10 nga këto vendvotime u vendos që të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 304 vendvotime të tjera u vendos që të rinumërohen poashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

Vendvotimet që u vendos se do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1.

----- ----