Ballina Sport Rinovimi me Realin dhe Haaland, Benzema: Perez e ka në dorë, unë...

Rinovimi me Realin dhe Haaland, Benzema: Perez e ka në dorë, unë jam gati

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Karim Benzema është kthyer në liderin e Real Madrid. Sulmuesi francez shënoi dy golat e fitores 2-1 ndaj Elche në kampionat, teksa fokusi është te takimi i nesërm ndaj Atalantës, i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Champions League.

33-vjeçari flet në konferencën për shtypin rreth rinovimit me “Los Blancos”. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2022 dhe Benzema ia kalon stafetën presidentit Florentino Perez. Në fund edhe një koment për Erling Haaland.

Punoj çdo ditë për të shënuar gola dhe fituar ndeshje. Unë kam kontratë deri në vitin 2022 me Realin, dera ime është e hapur në lidhje me rinovimin. Nëse presidenti dëshiron të rinovojë me mua, unë jam gati. Shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e Real Madrid.

Haaland? Gjithmonë diskutohet në lidhje me lojtarët e rinj që mund të bëjnë mirë me ne. Erling shënon shumë gola. Nëse një ditë do të vendosë të vijë këtu, ai do të jetë i mirëpritur“, deklaroi Karim Benzema, autori i 20 golave gjatë këtij sezoni. /abcnews.al

The post Rinovimi me Realin dhe Haaland, Benzema: Perez e ka në dorë, unë jam gati appeared first on Abc News.

---- ----
-----