Ballina Sport Rinovimi me Milanin: Donnarumma kërkon kohë, zbulohet shkaku

Rinovimi me Milanin: Donnarumma kërkon kohë, zbulohet shkaku

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gigio Donnarumma dëshiron të vazhdojë karrierën te Milani, klubi që i dha mundësinë të debutonte në moshën 16-vjeçare në Serie A dhe ai për të cilin bën tifozllëk. Kontrata me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor dhe 22-vjeçari nuk preferon të largohet me parametra zero.

Drejtuesit e Milani i ofrojnë një rrogë prej 8 milion eurosh në sezon, çka do e bënte portierin titullar të Italisë lojtarin e dytë më të paguar në Serie A pas Cristiano Ronaldos (përfiton 31 milion euro në sezon).

Agjenti i Donnarummës, Mino Raiola nuk është i kënaqur dhe kërkon 12 milion euro në sezon, por Milani nuk ka ndërmend të lëvizë nga oferta e fundit. Përgjigje nuk ka deri tani sipas GDS, që thekson se portieri i talentuar po pret që të sigurohet kualifikimi në Champions për të firmosur kontratën e re. /abcnews.al

The post Rinovimi me Milanin: Donnarumma kërkon kohë, zbulohet shkaku appeared first on Abc News.

---- ----
-----