Ballina Sport Rinovimet te Reali: Varane-Ramos, zhvillime të rëndësishme orët e fundit

Rinovimet te Reali: Varane-Ramos, zhvillime të rëndësishme orët e fundit

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sergio Ramos dhe Raphael Varane janë në qendër të vëmendjes te Real Madrid. Të parit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe oferta që ka marrë nga kampionët në fuqi të Spanjës nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive të kapitenit.

Gjithsesi ka gjasa që Ramos të mbetet në Madrid. Sot ai ka programuar një konferencë për shtypin, pasi pritet të publikohet dokumentari i tij. Në daljen mediatike raportohet se mbrojtësi do të shprehë edhe dëshirën për të vazhduar karrierën me fanellën e Realit.

Zhvillime ka edhe për pistën Varane. Francezit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2022 dhe Reali po tenton të nënshkruajë një kontratë të re pa u mbyllur kur sezon. Nëse nuk ndodh, atëherë do të dëgjohen ofertat për mbrojtësin. Bisedimet kanë nisur. /abcnews.al

The post Rinovimet te Reali: Varane-Ramos, zhvillime të rëndësishme orët e fundit appeared first on Abc News.

---- ----
-----