Ballina Sport Rinovimet me yjet, Ronaldo e Messi: Leonardo i drejtpërdrejtë për merkaton

Rinovimet me yjet, Ronaldo e Messi: Leonardo i drejtpërdrejtë për merkaton

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
PSG është në udhëkryq, pasi në verë mund të ketë lëvizje të mëdha. Gjithsesi drejtori sportiv Leonardo nuk zbulon shumë, pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve. Së fundmi braziliani ka folur për “Top of the foot” dhe janë përmendur emra si Messi, Ronaldo, Neymar dhe Mbappe.

I ngacmuar për një transferim të mundshëm të kapitenit të Barcelonës, Leonardo është shprehur: “Jemi të fokusuar te ky sezon për momentin. Ne po e monitorojmë tregun, por nuk nisur asnjë tratativë për të ardhmen, veç bisedimeve për të rinovuar me lojtarët tanë aktualë.

Cristiano Ronaldo? E njëjta përgjigje edhe për të”. Më pas në lidhje me rinovimet e yjeve aktualë të skuadrës, Neymar dhe Mbappe, braziliani shton: “Po flasim dhe bisedimet po avancojnë. Për momentin nuk ka asnjë shqetësim”. /abcnews.al

The post Rinovimet me yjet, Ronaldo e Messi: Leonardo i drejtpërdrejtë për merkaton appeared first on Abc News.

---- ----
-----