Ballina Sport Rinisja e futbollit, FSHF takim me presidentët e Kategorisë Superiore

Rinisja e futbollit, FSHF takim me presidentët e Kategorisë Superiore

12
SHPËRNDAJE

Ndërsa po përgatitet për rinisjen e futbollit në vend, Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një takim dhe me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore.

Në këtë mbledhje, pritet të diskutohet për opsionet e mundshme për rifillimin e futbollit në vend.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Nga vetë ekspertët mjekësorë të federatës në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë hartuar një protokoll higjieno-sanitar që do të ndiqet nga skuadrat gjatë ndeshjeve.

Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillohen dhe mbledhje brenda federatës që të bëjnë përgatitjet për rifillimin e futbollit në vend.

-----