Ballina Sport “Rikthimi i Zotit”, Ibrahimovic zyrtarizon ribashkimin me Suedinë

“Rikthimi i Zotit”, Ibrahimovic zyrtarizon ribashkimin me Suedinë

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ndodhi. Zlatan Ibrahimovic rikthehet në kombëtaren suedeze pas pothuajse pesë vitesh mungesë. Trajneri Janne Andersson e ka përfshirë 39-vjeçarin në listën për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2022.

Gjithashtu, lajmin e ka konfirmuar dhe vetë sulmuesi i Milanit në rrjetet sociale. “Rikthimi i Zotit”, shkruan ai krahas një fotoje me fanellën e Suedisë. Ndeshjet që Ibra pritet të luajë janë ato me Gjeorgjinë më 25 mars dhe tre ditë më pas me Kosovën.

Zlatan është pjesë e kombëtares që nga viti 2001 dhe numëron plot 116 ndeshje, ku ka shënuar dhe 62 gola. Pritet që gjiganti të jetë pjesëmarrës dhe në Euro 2020, ku do t’i japë një shtysë Suedisë në këtë kompeticion. /abcnews.al

 

The post “Rikthimi i Zotit”, Ibrahimovic zyrtarizon ribashkimin me Suedinë appeared first on Abc News.

---- ----
-----