Ballina Lajme nacionale Rikthehet rreziku i përmbytjeve

Rikthehet rreziku i përmbytjeve

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë këtë të premte nga moti i keq. Në Vlorë, si rrjedhojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë, autoritetet portuale kanë pezulluar daljen në det të mjeteve të vogla të peshkimit. Ndërsa, për tragetet lundrimi vazhdon normalisht.

Situatë më e qetë paraqitet në Durrës. Deri më tani, pavarësisht reshjeve të shiut, nuk ka pasur probleme me lundrimin.

Ndërkohë, në qarkun e Lezhës dhe atë të Shkodrës shtabet e emergjencave ndodhen në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që rrezikohen nga përmbytjet.

Kjo pasi në orët në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Sipas autoriteteve vendi do të jetë nën ndikimin e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut deri në datë 26 janar./vizionplus

The post Rikthehet rreziku i përmbytjeve appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----