Ballina Lajme nacionale Rikthehen pagesat për hyrje-dalje në oborrin e QKUK-së

Rikthehen pagesat për hyrje-dalje në oborrin e QKUK-së

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot informoi se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore ka rikthyer pagesat te laurat në hyrje-dalje.

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore.”, u bë e ditur në komunikatë.

Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, siç u njoftua, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo sipas njoftimit, e ka vështirësuar qasjen./21Media

The post Rikthehen pagesat për hyrje-dalje në oborrin e QKUK-së appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----