Ballina Lajme nacionale Rikthehen kolonat e gjata në kufi, pritje deri në 3 orë për...

Rikthehen kolonat e gjata në kufi, pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pritje e kolona të gjata në Merdare.

Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë. E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi.

Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Duhen 2 deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova prej kësaj pike kufitare.

Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër.

E megjithatë, për të hyrë nga kjo pikë kufitare në Kosovë duhen vetëm 3 deri në 5 minuta.

Derisa nga Policia kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të shmanget kjo pikë kufitare.

---- ----
----
-----
-----