Ballina Showbiz Rihanna dhe Hassan shijojnë udhëtimin romantik me varkë

Rihanna dhe Hassan shijojnë udhëtimin romantik me varkë

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ajo është në lidhje me biznesmenin arab, Hassan Jameel, për më shumë se dy vjet, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder shijuan një udhëtim romantik me varkë gjatë pushimeve në Capri të Italisë, të enjten.

----

Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur një fustan shumëngjyrësh dhe triko, teksa u footgrafua duke hypur në varkë.

Ajo kishte lëshuar flokët në kraharor, ndërsa ishte grimosur shumë pak, kurse Hassan ishte veshur me pantallona të shkurtër dhe një bluzë të zezë.

Çifti u shfaq tërësisht i relaksuar ndërsa shëtitën përgjatë portit dhe hipën në anije.

Rihanna dhe Hassan janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2017, por duan të mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes mediatike. /Lajmi.net/

----- ----