Ballina Lajme nacionale Richard Grenell vjen të enjten në Kosovë me avion ushtarak

Richard Grenell vjen të enjten në Kosovë me avion ushtarak

23
SHPËRNDAJE

I deleguar i presidentin amerikan për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën kësaj të enjte, me 10 tetor.

Gazeta Express mëson nga burime të mirinformuara se emisari amerikan, Richard Grenell këtë javë e viziton zyrtarisht Kosovën.

Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re vetëm para dy jave. Trump e ka angazhuar atë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

Mësohet se Grenell të enjten në Kosovë do të vijë me avion ushtarak.