Ballina Showbiz Rez Veleshnja e mbyll vitin 2019 si aktori më i mirë i...

Rez Veleshnja e mbyll vitin 2019 si aktori më i mirë i “Portokallisë” (FOTO)

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Personazhet që ai ka sjellë ndër vite në spektaklin e humorit, “Portokalli”, padyshim e kanë bërë publikun të qeshë dhe ta duan atë. Është fjala për aktorin e njohur të humorit, Rezart Veleshnja, e cili vitin 2019 e ka mbyllur si aktori më i mirë i “Portokallisë”.

Në kastin e “Portokallisë” ka aktorë shumë profesionistë, por Rezi arriti që në fillimet e tij të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur. Madje ai arriti që personazhet e tij të ktheheshin në një nga numrat më të preferuar të publikut, dhe ta prisnin me padurim që ai të dilte në skenë.

Publiku e njeh Rezartin për rolet e tij të shumta dhe të ndryshme, por prej vitesh e “thërrasin” me emrin e personazhit që ai ka luajtur që në fillimet e tij, Betim Spërdhima.

Ky i fundit ishte një djalosh nga fshati i Pishkashit i cili ngjitej në skenën e “Portokalli”-së dhe tregonte gjithë gjërat që ndodhnin në fshatin e tij të vogël me shumë pak banorë. E sigurisht që batutat e aktorit përmes këtij personazhi bënin që publiku në sallë por edhe ai nga televizori të qeshte pafund.

Gjithashtu Rezarti ka shfaqur mjaft bukur edhe aftësitë e tij imituese të shumë personazheve të njohur të ekranit shqiptar. I pari që imitoi ishte ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke pasuar më pas me Ardit Gjebrean, Arjan Çanin, Ejon Braçe dhe Eni Shehun.

Në sezone të ndryshme, Rezi zbuloi se përveç meshkujve mund të imitonte edhe femrat. E këtë fakt e tregoi me shumë profesionalizëm kur në versionin e tij solli moderatoren, Rudina Magjistari.

Ndërkohë një ndër rolet e tij më të dashura është ai i “drejtorit” të një shkolle, ku Rezi më para ka zbuluar se është një personazh real.

E në këtë mënyrë, aktori i njohur bëri që çdo personazh i ri që ai sillte në “Portokalli” të pritej mjaft mirë dhe me padurim nga publiku. Humori i Rezartit arrin të depërtojë te shumica e shikuesve dhe mund të quhet një nga më të mirët që “Portokallia” ka sot.

Por përveçse është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, Rezarti është edhe mjaft i paguar. Nëpër intervista të ndryshme, ai nuk ka patur problem që të shprehet se Top Channel paguhet mirë dhe se rroga e tij është e lartë. E thënë ndryshe, bashkë me suksesin si aktor, Rez Veleshnja ka mbushur edhe xhepat nga të ardhurat financiare.

---- ----
----
----- ----
-----