Shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë janë vet shoferët. Kështu tha Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi në emisionin e mëngjesit në RTV21.
“Duke mos respektuar kufizimin e shpejtësisë ku në shumicën e rasteve qoftë atyre me fatalitet dhe aksidenteve me lëndime të rënda i referohemi shkaktarit të mosrespektimit të kufizimit të shpejtësisë apo kushteve të rrugës.”, tha Rexhepi, përcjell portali rtv21.tv
#PDTM #Shkaktarët më të shpeshtë të #aksidenteve
#PDTM #Shkaktarët më të shpeshtë të #aksidenteve
Gepostet von RTV21 am Sonntag, 27. September 2020
Në anën tjetër nuk përjashtohet që pandemia ka ndikuar në rënien e aksidenteve, megjithatë sipas Rexhepit rënie ka pasur edhe në muajin janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ai bëri të ditur se në shkurt ( kur në Kosovë nuk kishte ende raste me Covid-19) është shkaktuar vetëm një aksident me fatalitet.
#PDTM #JetonRexhepi, Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor tregon se a ka ndikuar #pandemia në rënien e numrit të #aksidenteve në #trafik
Gepostet von RTV21 am Sonntag, 27. September 2020
Ndërkohë, Fejzullah Mustafa nga Departamenti Koordinues i Këshillit të Sigurisë Rrugore vlerësoi se rrugët në Kosovë janë të kënaqshme e po ashtu sipas tij krahasuar me rajonin rrugët e Kosovës janë më të mirat./21Media
#PDTM #FejzullahMustafa nga Departamenti Koordinues i Këshillit të Sigurisë Rrugore: #Rrugët i kemi më të #mira se #rajoni
Gepostet von RTV21 am Sonntag, 27. September 2020
The post Rexhepi: Shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve janë vet shoferët appeared first on RTV21.