Ballina Lajme nacionale Rexhep Selimi tregon a ka folur Hashim Thaçi me Adem Jasharin

Rexhep Selimi tregon a ka folur Hashim Thaçi me Adem Jasharin

204
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se në gjashtë vjetët e fundit të jetës së Adem Jasharit ai nuk ka pasur asnjë komunikim me Hashim Thaçin.

Rexhep Selimi, ka treguar sonte në Pressing disa gjëra të padëgjuara deri më tani rreth raporteve të Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit.

“Nuk mund të shpjegoj gjithçka për arsye të rrethanave tjera, por nëse Adem Jashari dhe Hashim Thaçi janë njohur një ditë dhe ato kanë qenë njohje para themelimit të UÇK’së, pra kanë pasur komunikime dhe këto janë shkëputur për rreth gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit kjo tregon diçka. Mendoj se ky është argument se kush ka qenë relacioni. Në gjashtë vitet e fundit të jetës nuk ka komunikuar me Thaçin dhe me ndonjë tjetër eventualisht. E kam ditur këtë dhe kurrë s’kam tentuar të përfitoj mbi këtë relacion”, ka thënë Selimi.

-----