Ballina Lajme nacionale Rexhep Selimi akuzon Thaçin e Vuçiqin se kanë plane të fshehta për...

Rexhep Selimi akuzon Thaçin e Vuçiqin se kanë plane të fshehta për ndarjen e Kosovës

15
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin se po bëjnë plan për ndarjen e Kosovës.

Deputeti i Lëvizje Vetëvendosje Rexhep Selimi, në një konferencë për media ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kanë plane të fshehta për ta ndarë Kosovën.

Kjo sipas tij dëshmohet edhe në përgjimet e publikuara nga mediet në Maqedoninë e Veriut, të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Sipas Selimit në ato përgjime Zaev dëgjohet duke thënë se është i shqetësuar me planet për ndarje të Kosovës. Ai ka thënë se kjo është shqetësuese dhe se Thaçi duhet të ndalet.

Sipas tij presidenti është i shantazhuar nga Serbia dhe se ai është duke vepruar në favor të saj.

Selimi u ka bërë thirrje partive politike që të shkojnë në zgjedhje dhe të krijojnë kushte që ta largojnë nga pozita Thaçin. Në këtë mënyrë sipas tij do të ndaleshin planet serbo-ruse të Thaçit.

-----