Ballina Teknologji Revolucioni i tretë i Volkswagen!

Revolucioni i tretë i Volkswagen!

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Çështja e transportit ndodhet në kulmin e tij të diskutimit. Herë mbi kostot ekologjike dhe herë mbi autonominë, që i përshtatet nevojave të individëve dhe operatorëve tregtar botërorë dhe vendas.

Në mes të këtij debati vjen, për here të tretë, ndërhyrja transformuese e Volkswagen. Nënvizojmë “për herë të tretë” sepse revolucioni kulturor i viteve ’60 u mishërua me Volkswagen Beetle, më pas Volkswagen GOLF standardizoi rehatinë dhe funksionalitetin për të gjitha rrugët dhe xhepat e përdoruesve, duke u kthyer edhe ajo në një mjet ikonë.

Tashmë është epoka e revolucionit të tretë: Volkswagen ID.3 E sjellë në Shqipëri nga Porsche Albania, Volkswagen ID.3 ofrohet si përgjigje edhe ndaj nevojave të klientit shqiptar për më pak ndotje, më pak kosto dhe distanca më të mëdha të përshkuara.

Më 16 dhjetor u zhvillua edhe eventi lançues, ku patëm mundësi të shohim nga afër elementët revolucionar të kësaj makine; e gjitha 100% elektrike. Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albania, Z. Gentian Bushati shpjegoi rëndësinë që ka ID.3 për qasjen inovative që kjo kompani ka ofruar në tregun shqiptar, gjatë gjithë prezencës së saj, por njëkohësisht edhe për vetë industrinë e makinave elektrike në botë.

Ai nënvizoi faktin se se kjo makinë prodhon 0 ndotje, që nga krijimi i saj deri në daljen në rrugë dhe premton të jetë CO2 neutrale deri në ciklin e fundit të saj. Më pas përfaqësuesi i brand-it, Z. Armand Saliu u shpreh se Volkswagen ID.3 është e para makinë në tregun tonë e cila është 100% elektrike dhe mund të arrijë distanca mbi 500 KM me vetëm një karikim.

“ID.3 është ndërtuar mbi një platformë të avancuar elektronike, e cila ka zëvendësuar butona dhe seksione të shumtë fizikë dhe në një strukturë, ku bateria gjendet në mes të akseve të makinës; e ofruar në 3 kapacitete të ndryshme. Ky konstrukt ka sjellë dizajn futuristik, më shumë siguri, më shumë hapësirë të brendshme, manovrim fantastik në drejtim dhe kosto të reduktuara në krahasim me makinat e të njëjtës kategori” – vijoi më tej Z. Saliu në bashkëbisedimin e tij me moderatorin e njohur, Blendi Salaj.

Performanca në rrugë e kësaj makine u demonstrua edhe gjatë eventit nëpërmjet një test drive të zhvilluar nga blogerja e njohur Deborah Keçi. Ajo e përshkroi këtë përvojë si një “wow” teknologjik. Kryerja e rrugëtimit nga Showroom-i i Volkswagen deri në Himarë, i vërtetoi Deborahs se kjo makinë mund të përballojë, nevojat e saj për hapësirë në udhëtime, distancat e largëta dhe kostot e reduktuara në 150lek/100km.

Formula e suksesshme e Volkswagen ID.3 ka bashkuar hapësirën e një Volkswagen Passat, manovrimin efikas të Volkswagen UP dhe shpjetësinë e Volkswagen GTI, duke na ofruar një mjet futuristik të përshtatshëm për çdo mundësi ekonomike apo stil jetese.

Siç u përkufizua edhe nga moderatori Blendi Salaj, ky revolucion në transportin elektrik, e prezantuar në Shqipëri nga shtëpia e madhe e Porsche Albania, mishëron në mënyrën më harmonike kujdesin ndaj mjedisit dhe një trashëgimi të lavdishme të projektuar drejt të ardhmes.

---- ----
----
-----
-----