Ballina Lajme nacionale Reuters ripublikon foton/ Dy fëmijë ecin 30 orë në këmbë për t’i...

Reuters ripublikon foton/ Dy fëmijë ecin 30 orë në këmbë për t’i shpëtuar serbëve

64
SHPËRNDAJE

Periudha e luftës së fundit në Kosovë është njëra nga ngjarjet më të trishta që s’do të harrohet me gjenerata, pikërisht për shkak të plagëve të rënda që ka shkaktuar.

Imazhe të shumta, si kjo foto janë shpërndarë nëpër tërë botën aso kohe, ku shihen fëmijë duke u munduar të shpëtojnë nga plumbat.

E tillë është edhe kjo foto e fotografit Yannis Behrakis e publikuar në prestigjiozen “Reuters” në përshkrimin e së cilës thuhet se këta dy fëmijë, (emrat e së cilëve nuk dihen) kanë bërë 30 orë rrugë për të ikur nga policia barbare serbe.

Fotografia është realizuar mes viteve 1998-1999, në kohën kur refugjatëve u duhej të ecnin në këmbë më shumë se 30 orë, kur u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe ecën me orë të tëra për të lëshuar territorin e Kosovës dhe të shpëtonin pa u vrarë a malltretuar nga serbët, gjë që mijëra shqiptarë nga Kosova nuk ia dolën.

-----