Ballina Lajme Bota/Rajoni Reshje rekord bore në Kanada, Ushtria pushton rrugët (FOTO)

Reshje rekord bore në Kanada, Ushtria pushton rrugët (FOTO)

100
SHPËRNDAJE

Ushtria kanadeze do të dërgojë rreth 200 trupa në Njufaundlend dhe Labrador, për të ndihmuar provincën të përballojë një stuhi që e varrosi rajonin nën dëborë.

Ushtarët do të angazhohen në operacionet për pastrimin dhe largimin e borës. Më shumë se 70 centimetra borë ranë në vetëm 24 orë në shën xhon, kryeqytetin e provincës. Bora dhe era e fortë që kapte shpejtësinë e 100 km në orë, bllokoi rrugë dhe mbuloi tërësisht makina dhe shtëpi.

Numri i trupave ushtarake, aktive dhe rezerviste, mund të rritet akoma më tej, në varësi të nevojave. Forcat e armatosura kanadeze kanë ofruar edhe dy avionë transporti dhe helikopterë, për të ndihmuar banorët.