Ballina AKTUALE Republika e Shqipëries seriozisht fillon ta ndihmoj Luginën

Republika e Shqipëries seriozisht fillon ta ndihmoj Luginën

89
SHPËRNDAJE

KNSh-ja nuk i ndal kontaktet me Republikën e Shqipëries dhe atë të Kosovës, ky ishte edhe zotimi i kryetarit Ragmi Mustafa gjatë fushatës zgjedhore.

Ministri për Europ dhe punë të jashtëme në Republikën e Shqipëries, Gent Cekaj ka shkruar në profilin e tij në facebook

Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës 😊🙏!

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanocit.

Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanocit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike.

Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës ;)!

Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës 🤝!, ka shkruar Ceka.