Ballina Showbiz Reperi i njohur ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare

Reperi i njohur ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Reperi Harlem Black Rob, emri i vërtetë i të cilit është Robert Ross ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare. Vdekja e reperit, të njohur më së shumti për hitin e vitit 2000 “Whoa” është konfirmuar nga shoku i tij, Mark Curry, i cili postoi një video mesazh emocionues në rrjete sociale.

“Rob vdiq rreth një orë më parë. Unë nuk e di nga t’ja nis, por falenderoj të gjithë për donacionet. Ne kemi shumë legjenda dhe nuk kemi të humbasim më.“, tha Curry. Mark kishte bërë apel javën e kaluar në GoFundMe për ta ndihmuar reperin. Black Rob kishte përkujtuar të ndjerin, DMX, një tjetër reper që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Black Rob u bashkua me Bad Boy Records në mesin e viteve ’90 dhe do të kujtohet përgjithmonë dhe për albumin e tij debutues “Life Story”. “Whoa!” arriti kulmin në 43 në Billboard Top 100, por ky hit vazhdon të dëgjihet akoma më shumë se 20 vjet më vonë. /abcnews.al

 

The post Reperi i njohur ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare appeared first on Abc News.

---- ----
-----