Ballina Showbiz Reperi gjerman i shpreh pëlqimin në publik Loredanës, ja çfarë bëri për...

Reperi gjerman i shpreh pëlqimin në publik Loredanës, ja çfarë bëri për të (FOTO)

215
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prej disa kohësh po përflitet se reperja e njohur, Loredana Zefi, është duke shijuar romancën e saj më të re me reperin gjerman, Zuna.

Pas ndarjes së bujshme me Mozzik dhe deklaratave të shumta të tyre për njëri-tjetrin, kjo lidhje e re e solli sërish Loredanën në qendër të vëmendjes.

Dyshja ende nuk e ka konfirmuar marrëdhënien e tyre, por në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet me njëri-tjetrin, ku Loredana është përpjekur gjithmonë t’ia fshehë portretin.

Por tashmë duket se dyshja s’do të fshihet shumë gjatë, pasi reperi gjerman i ka lënë një koment publik së fundmi Loredanës, duke i shprehur pëlqimin për look-un e saj të ri me baluke.

Në foton e reperes, ai i ka lënë dy emoji flake dhe komenti i tij sigurisht që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Dyshja u fotografua së fundmi në Gjermani në një mbrëmje enkas për të dashuruarit, ku ata po festonin krah njëri-tjetrit.

---- ----
----
-----
-----