Ballina Showbiz “Rënia” e Johnny Depp: Beteja e ashpër ligjore mes ish gruan në...

“Rënia” e Johnny Depp: Beteja e ashpër ligjore mes ish gruan në një dokumentar

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Problemet ligjore të Johnny Depp me ish-gruan e tij, Amber Heard thuhet se janë subjekt i tre dokumentarëve të rinj. Aktori humbi gjyqin pas padisë që ngriti verën e kaluar, duke akuzuar Neës Group Newspapers, botuesin e “The Sun” për botimin e një artikulli për shpifje.

Heard akuzoi ish-burrin e saj për abuzim, diçka që Depp e mohoi kategorikisht. Por gjykatësi që iu referua çështjes, mori vendimin më 2 Nëntor të vitit të kaluar duke thënë se artikulli ishte i vërtetë. Pas vendimit, aktorit iu refuzua leja për të apeluar vendimin, pasi avokatët e tij paralajmëruan prova të reja.

Amber Heard dhe Johnny Depp

Pas padive, burimet thonë se tre dokumentarë të rinj po përgatiten në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me betejat e vazhdueshme ligjore të aktorit. Ndër dokumentarët është një program ITV me titull “Depp vs Heard”.

Ata do të bëjnë një shikim torturues për Depp, i cili ndoshta do të dëshironte që e gjithë saga katastrofike të zhdukej. Por historia se si një multi milioner, autor i rënies së tij është një temë shumë e bujshme, që nuk mund të lihet pa u eksploruar.”, tha një burim për The Sun. /abcnews.al

068_AA_28072020_130968_2

The post “Rënia” e Johnny Depp: Beteja e ashpër ligjore mes ish gruan në një dokumentar appeared first on Abc News.

---- ----
-----