Ballina Lajme Bota/Rajoni Rëndohet gjendja e tenorit me koronavirus, Placido Domingo shtrohet në spital

Rëndohet gjendja e tenorit me koronavirus, Placido Domingo shtrohet në spital

19
SHPËRNDAJE

Plácido Domingo është shtruar në spital në Meksikë prej komplikacioneve të lidhura me COVID-19. Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënës I tenorit me famë botërore tha se gjendja e tij është e qëndrueshme, por “do të qëndrojë në spital për aq kohë sa mjekët do ta konsiderojnë të nevojshme deri në shërimin e plotë”.

79 vjeçari e njoftoi përmes Facebookut ne 22 mars se ishte prekur nga koronavirusi. Simptomat e tij, siç sqaroi dhe vetë ishin ato të zakonshmet: temperaturë dhe kollë e thatë.

Së bashku ne mund ta mposhtim virusin e ta ndalojmë këtë krizë botërore në mënyrë që t`i kthehemi shumë shpejt përdtishmërisë sonë”, shkruante ai në mesazhin e përpara një jave, duke shtuar: “Ju lutem, ndiqni rregullat e qeverisë tuaj dhe qëndroni të sigurtë, në mënyrë që të mbroni jo vetëm veten, por të gjithë komunitetin”.

Në 10 mars, Opera e Los Angelesit njoftoi se kishte nisur një hetim mbi Domingon, ish drejtori i saj i përgjithshëm dhe dhe dikur ylli i vet më i madh, pasi u zbulua se akuzat e hedhura ndaj tij për ngacmim seksual, ishin të besueshme.

-----