
Komunikimi me tifozët, mediat dhe të gjithë të interesuarit për ecurinë dhe përditshmërinë e klubeve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm.
Virtualisht sot është më e thjeshtë dhe tepër më korrektë mënyra se si klubet i kanë dhënë zë vetes nëpërmjet kanaleve sociale.
Në Shqipëri prej disa vitesh skuadrat e Kategorisë Superiore kanë profilet e tyre zyrtare në Facebook dhe Instagram, aty ku çdo ditë publikojnë njoftime të ndryshme dhe materiale për tifozët e tyre dhe këdo që ka interes.
Një pjesë e klubeve kanë verifikuar kanalet e tyre online, gjë e cila e bën edhe më të besueshëm komunikimin.
Nëpërmjet një renditje virtuale kemi zgjedhur të tregojmë numrin e ndjekësve që klubet e Kategorisë Superiores kanë në faqet e tyre në facebook.
Një mënyrë kjo për të nxitur rritjen e interesit si dhe përmirësimin e nivelit të këtyre profileve zyrtare që sot janë zëri i klubeve drejtpërdrejt me tifozët dhe mediat sportive.