Ballina Sport Renditja e FIFA-s, ja në cilin pozicion ndodhen Shqipëria e Kosova

Renditja e FIFA-s, ja në cilin pozicion ndodhen Shqipëria e Kosova

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
FIFA ka publikuar renditjen për muajin janar dhe Shqipëria e Kosova kanë mbetur në vendnumëro, pasi kohët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje.

Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66-të, kurse Dardanët pozicionet në vendin e 117-të. Lëvizjet në renditje kanë qenë të pakta. Deri në vendin e 32-të nuk ka asnjë ndryshim.

Belgjika vijon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Anglia dhe Portugalia janë në “top 5”, ndjekur nga Spanja, Argjentina, Uruguai, Meksika dhe Italia që renditet në vendin e 10-të. Gjermania është në vendin e 13-të, me Holandën të renditur pas tyre.

---- ----
----
----- ----
-----