Ballina Sport Rekordi në Champions, Zidane: Menaxhim perfekt, vuajtëm vetëm 15 minuta

Rekordi në Champions, Zidane: Menaxhim perfekt, vuajtëm vetëm 15 minuta

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Real Madrid doli i pamposhtur nga “Anfield” mbrëmjen e kaluar. 0-0 përfundoi sfida me Liverpool, rezultat që kualifikoi “Los Blancos” në gjysmëfinalet e Champions League falë fitores 3-1 në takimin e parë.

Hera e nëntë në katër ekipet më të mira të turneut më të rëndësishëm për klube në 11 vitet e fundit dhe e 14-ta në histori për rekordmenët spanjollë të këtij kompeticioni.

Një rekord absolut për djemtë e Zidane, teksa në vend të dytë renditen Bayern Munchen dhe Barcelona me nga 12 dalje në gjysmëfinalet e turneut prestigjoz. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Zinedine Zidane foli për mediat pas ndeshjes.

Minutat e para ishin të rrezikshme, Liverpool e nisi “zjarr”, por Reali ia doli të mbajë portën e paprekur dhe të kalojë në raundin e tjetër, aty ku do të përballet me Chelsea e Thomas Tuchel.

E dinim që do na duhej të vuanim dhe ashtu ndodhi, sidomos në 15 minutat e para. Liverpool e nisi shumë mirë ndeshjen. Objektivi ynë ishte kualifikimi dhe ia dolëm, duke e menaxhuar shumë mirë ndeshjen.

Hasëm vështirësi, por mund të jemi krenarë për atë që arritëm. Jemi një grup shumë i bashkuar. Ne jemi gjithmonë gati, pavarësisht asaj që po ndodh dhe mungesave që kemi patur këtë periudhë.

Ndodhemi në garë për fitimin e kampionatit dhe Champions League, po luftojmë në dy fronte dhe skuadra ime dëshiron dhe synon maksimumin“, deklaroi trajneri francez i Real Madrid. /abcnews.al

The post Rekordi në Champions, Zidane: Menaxhim perfekt, vuajtëm vetëm 15 minuta appeared first on Abc News.

---- ----
-----