Ballina Sport Rekordi i radhës: “Mbreti” i driblimeve, Leo Messi i jashtëzakonshëm

Rekordi i radhës: “Mbreti” i driblimeve, Leo Messi i jashtëzakonshëm

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Leo Messin e kemi parë rrallë të shënojë gola me kokë. Dje e bëri një gjë të tillë në takimin shtëpiak ndaj Celta Vigos, i dhuroi avantazhin Barcelonës, por miqtë galicianë përmbysën rezultatin dhe siguruan tre pikët në “Camp Nou” pas suksesit 1-2.

Rikthehemi te Messi, i cili ka vendosur rekordin e radhës në karrierën e tij të lavdishme. “Pleshti” kreu 5 driblime në ndeshjen e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 150 driblimeve sezonalë në kampionatin spanjoll.

Në pesë ligat kryesore të Europës (Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1), askush nuk e ka arritur këtë shifër. Një tjetër arritje mbresëlënëse për yllin argjentinas dhe kapitenin e ekipit katalanas. /abcnews.al

The post Rekordi i radhës: “Mbreti” i driblimeve, Leo Messi i jashtëzakonshëm appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----