Ballina Lajme nacionale Rekord infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 24 të vdekur në 24 orët...

Rekord infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 24 të vdekur në 24 orët e fundit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Maqedonia e Veriut ka shënuar një rekord rastesh të reja me COVID-19, po ashtu edhe numri i testeve ka qenë rekord. Sipas autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, në 24 orët e fundit janë kryer plot 5 057 testime, për COVID-19 dhe prej tyre 1 299 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus në të gjithë Maqedoninë e Veriut është 15 475./abcnews.al/

The post Rekord infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 24 të vdekur në 24 orët e fundit appeared first on Abc News.

---- ----
-----