Ballina Lajme Bota/Rajoni Rekord i zi në Indi, Mumbai po përgatitet për mbyllje

Rekord i zi në Indi, Mumbai po përgatitet për mbyllje

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mumbai, 14 prill  – India sot arriti numër rekord të të sapoinfektuarve me koronavirus, pas së cilës qyteti i Mumbait po përgatitet për mbyllje të plotë nga sonte në mesnatë.

Edhe përskaj kësaj, qindra mijëra pelegrinë ende mblidhen në festivalin fetar në veri të vendit.

India ka lajmëruar 184.372 raste të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend është afër 14 milion, dhe deri më tani 172.085 persona kanë vdekur.

The post Rekord i zi në Indi, Mumbai po përgatitet për mbyllje appeared first on KOHA.

---- ----
-----