Ballina Sport Rekord edhe pa shënuar, askush si “raketa” Haaland në Bundesligë

Rekord edhe pa shënuar, askush si “raketa” Haaland në Bundesligë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dortmundi fitoi 2-3 në fushën e Stuttgart ditën e djeshme, dhe vijon të garojë fort për një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë renditen në vend të pestë në Bundesligë, shtatë pikë larg zonës Champions.

Erling Haaland nuk shënoi gol, por dhuroi asistin e golit të tretë të ekipit të tij, që u shënua nga Ansgar Knauff, sulmuesi i talentuar 19-vjeçar. Pavarësisht se nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, Haaland vendosi një rekord në kampionatin gjerman.

20-vjeçari norvegjez regjistroi shpejtësinë 36.04 km gjatë një prej sprinteve që kreu në ndeshjen ndaj Stuttgart. Rekord absolut për këtë sezon në Bundesligë, pasi asnjë lojtar tjetër nuk ia ka dalë të kapë këtë shpejtësi. /abcnews.al

The post Rekord edhe pa shënuar, askush si “raketa” Haaland në Bundesligë appeared first on Abc News.

---- ----
-----