Ballina Sport Reja me risi e surpriza, lista e lojtareve per ndeshjet ndaj Andores...

Reja me risi e surpriza, lista e lojtareve per ndeshjet ndaj Andores e Frances

22
SHPËRNDAJE

Trajneri i kometares Edi Reja shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën. FSHF ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e 14 dhe 17 nëntorit kundër Andorrës dhe Francës.

Reja ka përzgjedhur 26 lojtarë për këtë takim, ndërkohë që ka rikthime dhe risi. Mungesat janë disa, pesë, madje lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Mavraj, mesfushori Abrashi dhe dyshja e sulmit, Sadiku-Cikalleshi.

Reja ka vendosur të bëjë dy rikthime në listë, teksa Myrto Uzuni dhe Taulant Xhaka kanë lënë listën e pritjes dhe do të jenë nën urdhrat e italianit për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Është konfirmuar edhe Florian Kamberi, i cili mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës ka zgjedhur kuqezinjtë.

Emanuele Ndoj, pasi ka lënë dëmtimin e gjatë pas, është rikthyer në kombëtare. Hysaj gjithashtu është në listë, pasi është rikuperuar dhe dje me Napolin ishte titullar. Pa diskutim rikthimi i tij nuk mund të konsiderohet një risi.

Listën e pritjes ka ndryshuar dhe emri që spikat është ai i mesfushorit Enis Çokaj. Futbollisti nga Malësia e Madhe po spikat me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Edhe një vit më parë i paraqit shumë mirë në Superiore me Laçin dhe së fundmi i ka tërhequr vëmendjen trajnerit Reja, i cili e ka përfshirë në listën e pritjes. Kujtojmë që mesfushori vetëm para një muaji u grumbullua për herë të parë nga Shqipëria U21 dhe luajti titullar ndaj Kosovës, raporton oranews.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS

PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok) , Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)

SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

The post Reja me risi e surpriza, lista e lojtareve per ndeshjet ndaj Andores e Frances appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

-----