Ballina Sport Reja flet pas humbjes: Arbitri na mohoi dy penallti

Reja flet pas humbjes: Arbitri na mohoi dy penallti

39
SHPËRNDAJE

Trajneri italian i kuqezinjve, Eduardo Reja, pavarësisht humbjes me Islandën, vlerëson lojën e 11 të besuarve të tij.

Në prononcimin për mediat pas ndeshjes, Reja tha Shqipërisë iu mohuan dy penallti, të cilat mund të tregonin një anë tjetër të ndeshjes.

“E nisëm mirë ndeshjen, kishim raste. Siç e patë, mund të kishim një penallti, mund të kishim edhe dy.

Lojtari që tribloi, tregoi një pamjaftueshmëri tonën për ta parandaluar situatën, por ishin edhe aftësitë e tij, kur kaloi 3-4 lojtarë dhe shënoi. Pastaj ishte edhe ana fizike e islandezëve”, tha Reja.

Kuqezinjtë u mundën minimalisht 1:0 në Reykjavík ndeshjen e tretë për kualifikueset e Euro 2020, me golin e shënuar nga Gudmundsson J., në minutën e 22-të të sfidës.

The post Reja flet pas humbjes: Arbitri na mohoi dy penallti appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----