Ballina Sport Reja: Do të ketë ndryshime në ndeshjen ndaj Moldavisë

Reja: Do të ketë ndryshime në ndeshjen ndaj Moldavisë

21
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur para ndeshjes kundër modestëve të Moldavisë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Në një deklaratë për meiat, tekniku italian tha se problemi i Kombëtares nuk është skema taktike por reparti i sulmit sipas të cilit mungojnë finalizimiet.

Skema 3-5-2- “Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.

Gjithashtu Reja tha se ndaj Moldavisë skuadra kuqezi do të pësojë ndryshime.

“Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhe pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.

Moldavia? Duhet t’i respektojmë të gjithë dhe të mos kemi frikë askënd, këtë u them futbollistëve gjithmonë. Islanda pati një rast dhe shënoi, kurse ne luajtëm më shumë dhe nuk finalizuar. Këto janë probleme të skuadrave në rritje. Skuadra është kompakte, kjo ka shumë rëndësi. Jemi në rrugën e duhur, siç tha edhe Hysaj. Tani duhet të përmirësohemi.

Objektivi ynë është të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, Ne nuk shohim çfarë bëjnë Turqia dhe Franca, shohim vetëm shtëpinë tonë. Ne duhet të përballemi me kundërshtarin me vendosmëri dhe të qartë për atë që duhet të bëjmë. Janë episodet pastaj që vendosin në një ndeshje. Ne kemi nevojë të bëjmë një paraqitje të mirë dhe ta fitojmë ndeshjen, sepse kështu aspekti moral do të ishte i jashtëzakonshëm. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tani. Do ta kërkojmë këtë me të gjitha forcat tona.

Potenciali i skuadrës- I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.

Kujtojmë që dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Moldavisë zhvillohet më 11 qershor në orën 20:45, “Elbasan Arena”

The post Reja: Do të ketë ndryshime në ndeshjen ndaj Moldavisë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.