Ballina Lajme nacionale Regjistrimi do të ndihmojë në krijimin e politikave për parandalimin e migrimit...

Regjistrimi do të ndihmojë në krijimin e politikave për parandalimin e migrimit dhe papunësisë te të rinjtë në shtet

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 10 mars – Regjistrimi mes tjerash  do të tregojë edhe sa është papunësia dhe migrimi te të rinjtë, ndërsa me këto të dhëna pushteti do të mund të krijojë më lehtë politika zhvillimore. Jetojmë në një kohë kur të rinj me arsim sipëror më së shumti largohen nga shteti, e nëse përdoren në mënyrë të drejtë të dhënat nga regjistrimi, do të synohet të sigurohen kushte për jetesë që nuk do t’i shtyjë të rinjtë të shpërngulen.

Kjo është konstatuar në panel diskutimin e sotëm onlajn “Çfarë dimë për të rinjtë dhe çfarë risie do të sjellë regjistrimi?”, të mbajtur në kuadër të Konferencës rajonale “Qëndrueshmëri e organizatave rinore në kohë pandemie dhe pas pandemisë”, në organizim të Të rinjtë indo internacional.

Këshilltari për të rinj dhe sport në Qeveri Gjorgji Tasev në diskutimin theksoi se regjistrimi do të japë informacione për të rinjtë që do të ndihmojnë për punën e mëtejshme në krijimin e politikave.

“Vetë procesi i zbatimit të regjistrimit është diçka që nuk e kemi dy dekada, diçka me të cilën shteti absolutisht nuk mund të krenohet, kjo na jepte diçka që do të ishte thjeshtë e verbër, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për krijim të politikave dhe implementim të ligjit për pjesëmarrje rinore dhe pjesëmarrje rinore, nëse na jepte të dhëna për atë nëse duhet të ndërtohet shkollë e re, sa të rinj janë shpërngulur… Këto të dhëna fatkeqësisht nuk i kishim, e kjo është absolutisht e domosdoshme”, shprehet Tasevi.

Sipas tij, regjistrimi është përfundimisht mundësi dhe mundësi për krijimin e politikave efektive dhe gjithëpërfshirëse në fushën e të rinjve dhe, siç u shpreh, pas përfundimit të tij do të marrim informacione plus që do të ndihmojnë me rregullativa të caktuara ligjore, si dhe analiza dhe vlerësime të sakta për sektorin rinor për ekonominë, shëndetësinë, mjedisin jetësor.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski, theksoi se regjistrimi nuk është vetëm grumbullim i thjeshtë i të dhënave për atë se sa popullsi kemi, por përkundrazi, paraqet përmbledhje të shumë të dhënave të tjera me ndihmën e të cilave mund të fitohet një pasqyrë e plotë për secilin individ në vend.

“Presim, ndërsa edhe kjo është esenca e regjistrimit, se me të vërtetë do të ketë efekte nga rezultatet, japim pasqyrë, ja për shembull për papunësinë ose punësimin te të rinjtë, mirëpo japim edhe pasqyrë potenciale të fuqisë punëtore të tanishme dhe të ardhshme”, tha Simovski.

Sipas tij, në mënyrë plotësuese do të tentojnë të mbledhin të dhëna edhe për qytetarët tanë që janë jashtë shtetit, në mënyrë që, siç u shpreh, të dimë se çfarë kemi humbur.

“Fatkeqësisht në bazë ditore, humbim shumë popullsi që po migron jashtë vendit, ndërsa numri më i madh i asaj popullsi janë të rinjtë. Jetojmë në periudhë kur në tregun e punës kërkohet njeri i ri që di më shumë gjuhë, di teknologji dhe është me arsim sipëror, ndërsa të tillët na largohen më së shumti, nëse përdoren në mënyrë të drejtë këto të dhëna të regjistrimit do t’i sigurojë së paku ato kushte minimale për një jetë normale në shtet, në mënyrë që secili njeri kur kemi kushte më elementare për jetesë të mos mendojë për largim nga shteti”, theksoi Simovski.

Dimitar Nizamovski, drejtor ekzekutiv i Forumit Rinor të Arsimit (FRA), theksoi se një pjesë e madhe e të rinjve as që kanë qenë të njoftuar fare me atë se si duket një regjistrim, meqë nuk kanë pasur rastin në njëzetë vitet e kaluara të jenë pjesë e një operacioni të këtillë statistikor.

“FRA-i tashmë dhjetë vite zbaton analiza dhe hulumtime, sipas të cilave mund të shohim se fatkeqësisht ose fare nuk ka të dhëna deri te të cilat mund të arrihet ose janë të vështira për t’u gjetur, por bëhet fjalë në një pjesë të transparencës të llogaridhënies së vetë institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe kombëtar. Shpresoj se pikërisht regjistrimi i cili është një nga operacionet jashtëzakonisht të rëndësishme statistikore, do të na ndihmojë para së gjithash neve, organizatave civile, por gjithsesi edhe institucioneve shtetërore në nivel shtetëror dhe lokal, duke marrë parasysh faktin se do të japë pasqyrë të saktë në të gjitha të dhënat dhe do të ndihmojë në hapat e radhës të planifikimit, veçanërisht në fushat siç janë arsimi, mundësitë e punësimit, si dhe rrjedhat migruese te të rinjtë”, u shpreh ai.

Shtoi se të rinjtë kanë qenë veçanërisht të prekur nga kriza e kovidit, por se nuk ka pasur qasje në atë se sa dhe në çfarë mënyre ka ndikuar kriza te ata.

“Nevojiten politika përkatësie edhe në këtë pjesë, mirëpo nuk ekzistojnë të dhëna fikse, kështu që jemi të detyruar në mënyrë individuale të shkojmë nëpër institucione dhe disi t’i marrim ato informacione, duke marrë parasysh faktin se institucionet ndonjëherë shpallin veten jokompetentë, kështu që ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit, kështu që kur do të mund t’i gjejmë në një vend të gjitha të dhënat për të rinjtë do të mund të mundësohet qasje më e lehtë, e me këtë edhe krijim më i lehtë i masave dhe politikave”, tha Nizamovski.

Albert Hani, drejtori i zyrës së RIKO-s në Maqedoninë e Veriut, tha se nevoja për të dhëna statistikore është e madhe, për shkak se ata, sipas tij, japin drejtime konkrete në raport me nevojat e të rinjve.

“Fatkeqësisht ky nuk është një proces i lehtë, meqë të rinjtë gjegjësisht të dhënat për të rinjtë nuk i gjejmë në vend të njëjtë, ato janë të pakoordinuara, nuk mund t’i gjejmë në një vend dhe jo vetëm kjo, por ato janë në njëfarë mënyre të shkapërderdhura, dhe nëse doni të krijoni politikë ose të krijoni ndonjë drejtim përballeni me kaos të vërtetë”, deklaroi Hani.

Në panel diskutimin gjithashtu, u konstatua se të rinjtë nuk emigrojnë vetëm për shkak të arsyeve ekonomike dhe sociale, por edhe për shkak të faktorëve kulturologjik, gjegjësisht ambienti i përgjithshëm për atë se si janë pranuar në shoqërinë është e dhënë tmerruese. Pjesëmarrësit bënë të ditur se çdo migrim i një njeriu të ri të arsimuar e dëmton shtetin për rreth 40 mijë euro.

The post Regjistrimi do të ndihmojë në krijimin e politikave për parandalimin e migrimit dhe papunësisë te të rinjtë në shtet appeared first on KOHA.

---- ----
-----