Ballina Sport Refik Halili nuk e ka paguar, Tirana përfundon sërish në gjyq me...

Refik Halili nuk e ka paguar, Tirana përfundon sërish në gjyq me ish-kapitenin

7
SHPËRNDAJE

Erando Karabeci u largua pas 11 sezoneve nga Tirana. Mesfushori fitoi titullin kampion sezonin e fundit me bardheblutë dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën te Teuta e Edi Martinit.

Disa rroga nuk i ka marrë akoma dhe 32-vjeçari ka vendosur të padisë ish-klubin e tij në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve (DHZK).

Lojtari ka depozituar prej ditësh kërkesën e tij në zyrën juridike dhe gjyqi ka nisur.

DHZK ka njoftuar Tiranën, por këta të fundit nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues në seancën e parë të ballafaqimit. Vendimi final do të merret më datë 23 tetor.

Pas vendimit që do të marrë DHZK, palët kanë të drejtë të ankimojnë vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër.

Karabeci përfitonte një rrogë prej 6 milion lekësh të vjetra në muaj te Tirana dhe shuma e prapambetur mendohet të arrijë deri në 100 milion lekë të vjetra.

-----