Ballina Sport Redi Jupi analizon merkaton e Superiores: Është përmirësuar logjika, i merrnin me...

Redi Jupi analizon merkaton e Superiores: Është përmirësuar logjika, i merrnin me autobus 15 nga jashtë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Redi Jupi sheh një përmirësim të klubeve shqiptare në aspektin e lëvizjeve në merkaton e janarit.

Duke folur në “Procesin Sportiv”, ai ka analizar se lëvizjet e bëra në merkato kanë pasur logjikën e tyre me vetëm Partizanin që ka bërë ndërhyrje të mëdha meqë i ishte privuar kjo e drejtë në verë.

“Merkato e Partizanit bën sens se nuk mundi të merrte lojtarë në verë, edhe pse për mendimin tim Superiorja nuk duhet të jetë kaq bujare me ata që vijnë nga jashtë, por më shumë me të rinjtë që duhet të promovojmë se kemi shumë firo.

Janë firo jo vetëm për financat, por edhe për të rinjtë në përgjithësi të Superiores se nuk janë lëvizje të shëndetshme.

Klubet e tjera kanë bërë pak, nuk kanë lëvizur shumë. Unë jam i mendimit që të gjithë lojtarët që marrin, duhet t’i marrin në raport me përmirësimin e atyre që kanë në skuadër.

Që është përmirësuar logjika e afrimit të lojtarëve, është përmirësuar. I merrnin me autobus 15 nga jashtë. Ka njëfarë përmirësimi, por çdo gjë do kohën e vet”, tha Jupi.

---- ----
----
-----
-----