Ballina Sport Redi Jupi analizon derbin: Partizani ekip më solid, por Tirana ka më...

Redi Jupi analizon derbin: Partizani ekip më solid, por Tirana ka më shumë përparësi

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të enjten me datë 21 janar do të luhet derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës.

Në Procesin Sportiv analisti sportiv Redi Jupi tha se në këtë derbib ekipet duhet të sulmojnë dhe se fituesi i derbit do jetë ekipi që do jetë rivali i Vllaznisë për kampionat.

“Nuk ka favoritë në derbi. Shpresoj shumë që mos të jetë si ndeshja e kaluar.

Ndeshjen e kaluar dy ekipet kishin shumë respekt për njëra-tjetrën. Ata nuk donin të humbin dhe kjo e dëmtoi ndeshjen duke bërë që ekipet të mos sforcoheshin shumë duke mos menduar për fitoren.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Kush fiton do të bëhet ekipi anti-Vllazni.

Humbësi mbetet pak larg në tabelën e renditjes. Duhet që ekipet të luajnë në sulm dhe të provojnë.

Partizani është një ekip më solid, ndërsa Tirana ka lojtarë më të talentuar. Nëse ndeshja shkon unison, Partizani është më favorit, por nëse ndeshje do vendoset nga episodet Tirana ka më shumë përparësi”- tha Redi Jupi.

---- ----
----
----- ----
-----