Ballina Receta Receta tradicionale e lakrorit për natën e Vitit të Ri

Receta tradicionale e lakrorit për natën e Vitit të Ri

27
SHPËRNDAJE

Përbërësit

 600 gr miell

pak kripë

vaj

ujë

Gjella:

250g mish

1 filxhan çaji gjalpë

300 gr qepë

kripë

piper i zi

Hapat

Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin

Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta

Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin

Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë

Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë

Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen

Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C

Ju bëftë mirë

The post Receta tradicionale e lakrorit për natën e Vitit të Ri appeared first on Kuzhina Shqiptare.

-----
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSpeca të mbushur
Artikulli tjetërSarme