Ballina Shëndetësi Receta me kastravec dhe hudhra për ata që kanë shtypje të lartë...

Receta me kastravec dhe hudhra për ata që kanë shtypje të lartë të gjakut

24
SHPËRNDAJE

Madje, vetëm në SHBA 100 milionë njerëz vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Megjithëse ekzistojnë medikamente për rregullimin e nivelit të shtypjes së gjakut, metodat natyrale dalin të jenë frytdhënëse gjithashtu.

Një ndër to është edhe konsumimi i sallatës me kastravec dhe hudhër, recetën e së cilës mund ta gjeni më poshtë.

Përbërësit:

– Disa lugë ujë
– 1 kastravec
– 3 karafila hudhër
– 1/2-ta e lugës së gjellës uthull molle

Udhëzimet:

Së pari ju duhet të qëroni dhe të shtypni hudhrën nëpërmjet anëve të thikës.

Pastaj, lajeni kastravecin dhe prejeni në pjesë të vogla. Më pas hidhni hudhrën dhe përziejeni në një tas të madh.

Pas kësaj, ju mund të vendosni ujë dhe uthull të mollës në përzierje.

Llokoçisni mirë dhe përdorni disa gjethe nenexhiku për dekorim. /Lajmi.net/