Ballina Receta Receta gatimi – Pene me domate

Receta gatimi – Pene me domate

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përbërësit:

200 g pasta penne
1 spec djegës
1 hudhër
4 domate të thata
300 g tul domate
Borzilok
Sheqer
Galetë
Hudhër e thatë
Trumzë
Kripë
Piper
Vaj ulliri

Përgaditja:

Vendosim një tigan me pak vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrën e shtypur dhe specin djegës, shtojmë domatet e grira të thatat dhe të freskëtat, shtojmë kripë, piper dhe pak sheqer.

Shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave dhe më pas makaronat e ziera sipas udhëzimeve në paketim.

Shtojmë brozilok dhe ndërsa ato marrin shijen e domateve dhe borzilokun në tigan kaurdisim pak galetë me hudhër të thatë dhe trumzë, ia hedhim sipër makaronave kur t’i shërbejmë në pjatë me borzilok dhe vaj ulliri të freskët. /Lajmi.net/

---- ----
----
-----
-----