Ballina Showbiz Realizojnë videon e ëmbël, Sara dhe Ledri Vula kënaqin fansat në “TikTok”...

Realizojnë videon e ëmbël, Sara dhe Ledri Vula kënaqin fansat në “TikTok” (FOTO)

133
SHPËRNDAJE

Që kur vendosën që të bënin publike lidhjen, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, kanë vendosur që të mos i kursejnë postimet romantike me njëri-tjetrin.

Çifti i njohur ndan shpesh momente të ëmbla që kalojnë bashkë. Ndërkohë së fundmi, ata të dy i janë bashkuar aplikacionit që ka fiksuar të gjithë “TikTok” dhe na shkrinë së qeshuri.

Sara ka publikuar videon e parë ku shfaqet me këngëtarin duke inskenuar një video shumë gallatë.

Në video Ledri shfaqet duke përqafuar Sarën dhe në një moment ajo i kërkon që të largohet dhe reagimi i Ledrit është epik.

Ledri e bëri publike lidhjen me Sarën në këtë periudhë karantine dhe në një intervistë është shprehur se ka shumë presion për martesë.

-----