Ballina Sport Reali zgjohet në momentin e duhur, “ngjyros” El Clasico me të bardha

Reali zgjohet në momentin e duhur, “ngjyros” El Clasico me të bardha

12
SHPËRNDAJE

Triumf në El Clasico dhe reagim në momentin e duhur i Real Madrid. Ekipi i Zinedine Zidane po kalonte një moment të keq, vinte në “Camp Nou” pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, por ia doli të mposhtë 1-3 Barcelonën dhe të rikthehet në krye të La Liga.

Zhbllokimi i takimit erdhi shumë shpejt. Karim Benzema dhuroi një asist të bukur për Federico Valverde në minutën e pestë dhe mesfushori nga Uruguaji mposhti portierin Neto me një goditje potente.

Festa mike zgjati pak, pasi Barcelona rikthye baraspeshën tre minuta më vonë. Dalje e Jordi Alba në krahun e majtë, asist në zonë dhe finalizim i Ansu Fati. Me golin e sotëm, 17-vjeçari i talentuar bëhet lojtari më i ri në moshë që realizon në një El Clasico.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa VAR-i akordoi një penallti për “Los Blancos” pas një ore lojë. Nga pike e bardhë Sergio Ramos dhe kapiteni nuk gaboi, duke rikthyer ekipin e tij në avantazh. Katalanasit e Koeman tentuan barazimin, por golin e gjeti sërish Reali.

Minuta e fundit, dalje e shpejtë e djemve të Zidane dhe rrjetët e Luka Modric, i cili vulos triumfin e ekipit të tij. Tre pikë fantastike për Realin, që regjistron ndeshjen e pestë radhazi pa humbje në “Camp Nou”.

-----