Ballina Sport Reali nuk heq dorë nga Neymar, oferta që mund të tundojë PSG

Reali nuk heq dorë nga Neymar, oferta që mund të tundojë PSG

27
SHPËRNDAJE

Real Madridi nuk heq dorë nga ylli brazilian Neymar, prandaj ata kanë hapur bisedimet me përfaqësuesit e tij.

Braziliani ka shprehur dëshirën të rikthehet në Barcelonë, mirëpo PSG ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë formale prej ekipit blaugrana.

Mediat spanjolle thonë se “los blancos” janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro si dhe mesfushorin kroat Luka Modric.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë edhe Parisi pas kësaj oferte, pasi ata prej kohësh kanë shfaqur interesim për numrin 10 të Realit, Luka Modric.

The post Reali nuk heq dorë nga Neymar, oferta që mund të tundojë PSG appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----