Ballina Sport Reali luan tenis me Gallaten, Atletiko tronditet ne Leverkusen, barazim ne Zagreb!

Reali luan tenis me Gallaten, Atletiko tronditet ne Leverkusen, barazim ne Zagreb!

9
SHPËRNDAJE

Ndeshjet e katërta për 4 grupet e para të Champions League kane dhuruar emocionet dhe spektakel.

Një gol i Mauro Ikardit i ka mjaftuar Paris Sën Zhërmenit që të fitojë në shtëpi me Klub Bryzhin dhe të kolesionojë suksesin e katërt në grup, çka i jep kualifikimin skuadrës franceze me dy ndeshje ende për t’u luajtur. Argjentinasi ka shënuar në minutën e 22-të golin e tij të radhës me fanellën e PSG-së, që në fund të takimit ka humbur dhe një 11 metërsh me Dianjen.

Reali i Madridit arritir fitoren e dytë në grup duke shpartalluar Gallatasarajin 6-0 në “Bernabeu”. Talenti i “Los Blancos”, Rodrigo shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 4-ët dhe të 7-të, ndërsa në të 14-ën “panjenka” e kapitenit Ramos largoi fantazmat nga stadiumi. Më pas një dy golësh i Karim Benzemas, dhe Rodrigo në kohën shtesë rrumbullakosën suksesin e madrilenëve, që gjiten në kuotën e 7 pikëve, 5 më shumë sesa Bryzhi i vendit të dytë.

Grupi B
Një poket golash i Totenhemit në portën e Zvezdës dhe skuadra e Poçetinos mund të flerë e qetë pas një nisjeje të keqe të fazës në grupe. Anglezët kanë dominuar Crvena Zvezdën në Beograd. Xhovani shënoi i pari në të 34-ën ndërsa një dygolësh i Son në pjesën e dytë kanalizoi suksesin që u vulos nga Eriksen në minutën e 85-të. Totenhemi ngjitet në kuotën e 7 pikëve, 4 më shumë se Zvezda, ndërsa Bajerni i Mynihut e ka prerë biletën për më tej në sfidën që u luajt në orën 19:00, ku mposhti Olimpiakosin 2-0.

Grupi C
Dinamo Zagreb ka shkatërruar gjithçka me Shakhtarin në sfidën që do përcaktonte forcën e dytë në grup pas Sitit. Të parët kaluan në epërsi ukrainasit në të 13-ën me Patrik, por Dinamo do përmbysë çdo gjë. Fillimisht do barazojë në të 25-ën me Petkoviç, ndërsa në 83-ën Ivanuseç dhe 6 minuta më pas Arjan Ademi krijuan iluzionin e një fitoreje të madhe. Por Shakhtari e kishte rezervuar surprizën në kohën shtesë. Një reagim mbresëlës i ukranisave, që do barazojnë me Moares dhe më pas do barazojnë me Teten, duke e lënë situatën njësoj në grup me dy ekipet që kanë nga 5 pikë, 5 më pak Mançester Siti kryesues, që me barazimin e arritur në Bergamo ndaj Atalantës, nuk e cënon kualifikin. Atalanta nga ana e saj mori pikën e parë në grup ndaj kampionëve të Anglisë dhe mban gjallë shanset për një vend në Ligën e Europës.

Grupi D
Goditje e rëndë për Atletiko Madridin, që është mposhtur 2-1 nga Bajer Leverkuseni. Gjermanët shënuan dy herë me autogolin e Tomas në të 41-ën dhe Voland në të 55-ën, duke marrë tre pikë që e rikthehjnë në lojë për kualifikim. Alvaro Morata në kohën shtesë vetëm sa zbuti shifrat e humbjes, por Atletiko tashmë nuk mund të bëjë më shaka në dy sfida e mbetura, ku do përballet me Juventusin e kualifikuar pas triumfit në Moskë në sfidën e orën 19:00 dhe me rusët në takimin e fundit në grup. Madrilenët kanë 7 pikë, 3 më pak sesa Juvja kryesuese dhe 4 më shumë sesa dyshja Lokomotiv-Bajer.

The post Reali luan tenis me Gallaten, Atletiko tronditet ne Leverkusen, barazim ne Zagreb! appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.