Ballina Sport Reali ka një ofertë joshëse për Tottenham-in për blerjen e Harry Kane

Reali ka një ofertë joshëse për Tottenham-in për blerjen e Harry Kane

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Real Madridi e do me patjetër Hary Kane-n. Dhe kur “galaktikët” duan një futbollist bëjnë gjithçka për ta marrë. Por edhe ylli i Anglisë nuk do t’i thoshte jo transferimit në “Santiago Bernabeu”. Nisur nga kjo, në Madrid e kanë gati ofertën për ta realizuar blerjen.

----

Nga Anglia sigurojnë se madrilenët po përgatitin një ofertë të rëndësishme për të firmosur sulmuesin e Tottenhamit, që përfshin Bale dhe James Rodríguez. Real Madrid nuk i ka në plane këta dy lojtarë për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron t’i transferojë për të përfituar para, që do t’i investonte në merkato, ose t’i përfshijë në operacione të tjera, siç është rasti i Harry Kane.

Disa javë më parë, kapiteni i ekipit anglez deklaroi: “Jam një lojtar ambicioz, dua të përmirësohem më shumë, të bëhem një nga lojtarët më të mirë. Pra, gjithçka varet nga ajo që ndodh si ekip dhe si përparojmë. Nuk është përfundimtare që unë do të qëndroj këtu përgjithmonë.”

Në këtë mënyrë, Kane tashmë ka ndezur alarmin në ekipin e drejtuar nga José Mourinho i cili, me siguri, nuk do ta bëjë më të lehtë largimin e tij.

----- ----