Ballina Sport Reali “harron” Mbappe, ofron tre lojtarë për yllin e Manchester City

Reali “harron” Mbappe, ofron tre lojtarë për yllin e Manchester City

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kylian Mbappe mbetet ëndrra e madhe e Florentino Perez. Presidenti i Real Madrid e ka kthyer në një sfidë personale transferimin e yllit francez në “Santiago Bernabeu”, por PSG nuk dorëzohet dhe shpreson të arrijë akordin e rinovimit.

Kreu i “Los Blancos” nuk dëshiron të mbesë pa alternativa dhe e ka gati planin B. Mediat spanjolle raportojnë se Reali po mendon të përforcojë sulmin me Rahem Sterling, gjithmonë nëse nuk sigurohen shërbimet e Mbappe.

 

Gjatë një ndeshje ndaj Arsenalit

Sulmuesi anglez ka humbur postin e titullarit te Manchester City dhe kalimin nën urdhrat e Zinedine Zidane do e mirëpriste me kënaqësi. Problem mbetet kërkesa e lartë e klubit anglez. “Cityzens” duan minimalisht 100 milion euro për ta lënë të lirë 26-vjeçarin.

Nga ana tjetër, Reali është gati të përfshijë tre lojëtare në operacionin e transferimit të Sterling: Isco, Marco Asensio dhe Martin Odegaard. Pep Guardiola mund të zgjedhë mes këtyre tre futbollistëve ofensivë. /abcnews.al

The post Reali “harron” Mbappe, ofron tre lojtarë për yllin e Manchester City appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----