
Futbolli është pezulluar, por klubet evropiane po mendojnë për përforcimet për sezonin e ardhshëm.
Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Liverpuli interesohet për mesfushorin e Interit, Marselo Brozoviç. Megjithatë nuk janë vetëm anglezët në gjurmët e lojtarit kroat.
Sipas asaj që shkruan “Sportske Novosti”, për Brozoviç interesohen edhe Real Madridi dhe Barcelona, që e pëlqejnë shumë futbollistin dhe do të përpiqen ta marrin në ekipet e tyre.
Nga ana tjetër, Interi nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit, por nëse vjen një ofertë e majme, atëherë zikaltërit do ta rishikonin pozicionin e lojtarit të tyre.
Gjithçka ngelet për tu parë në muajt në vazhdim, ndërsa klubet po bëjnë llogaritë e tyre.